Për shitje · Apartament
€3350/m²
- Sipërfaqe134.79 m²
- Dhoma2 dhoma
- Banjove2 banjo
- Kati3 / 10
Të interesuar për këtë pronë?
Apartamente për shitje 2+1 pranë Vlora Marina
Apartamente për shitje 2+1 pranë Vlora Marina
vlore, vlore
Përshkrimi
Apartamente 2+1 për shitje në Vlora Marina
Zbuloni një koleksion ekskluziv prej 23 apartamentesh me tipologji 2+1 në Vlora Marina, një nga projektet më prestigjioze rezidenciale dhe turistike në bregdetin shqiptar.
Të projektuara për të ofruar hapësira të bollshme, komoditet maksimal dhe një stil jetese premium buzë detit, këto apartamente përbëjnë një zgjedhje ideale si për banim ashtu edhe për investim afatgjatë.
Detajet e pronës:
• 23 apartamente me tipologji 2+1;
• Sipërfaqe nga 134.79 m² deri në 240.91 m²;
• Pamje panoramike nga deti, marina dhe promenada;
• Çmim nga 3.350 €/m² deri në 5.800 €/m².
Rezidencat karakterizohen nga veranda të gjera, planimetri funksionale dhe standarde të larta ndërtimi, duke ofruar privatësi, rehati dhe cilësi të lartë jetese.
Vendndodhja strategjike pranë marinës, shëtitores buzë detit, restoranteve, zonave rekreative dhe shërbimeve kryesore e bën këtë projekt një nga adresat më të kërkuara në Vlorë.
Një mundësi unike për të investuar ose për të krijuar rezidencën tuaj në një nga destinacionet më tërheqëse të Mesdheut.
