Për shitje · Apartament
€398 000
- Sipërfaqe80 m²
- Dhoma3 dhoma
- Banjove2 banjo
- Kati5 / 6
Të interesuar për këtë pronë?
Apartament per shitje 2+1 tek pallatet Agimi
Apartament per shitje 2+1 tek pallatet Agimi
Tirane, Bulevardi "Bajram Curri"
Përshkrimi
Duplex unik për shitje në hyrje të Bllokut, në Pallatet Agimi, me një nga pamjet më të bukura dhe të hapura të Tiranës. I pozicionuar në katin e 5-të, apartamenti ofron panoramë spektakolare nga Parku Rinia, Taivani, Mali i Dajtit dhe gjelbërimi përreth.
Me sipërfaqe të brendshme 80 m², prona është e organizuar në dy kate të lidhura me shkallë të brendshme. Në katin e sipërm ndodhen 2 dhoma gjumi, ndërsa në katin e poshtëm gjendet salloni i hapur me kuzhinën dhe 2 banjo. Apartamenti disponon edhe një ballkon francez për ajrim natyral.
I investuar dhe i mirëmbajtur, ky duplex është zgjedhja ideale si banesë komode në zemër të qytetit, por edhe si investim premium për Airbnb/B&B falë vendndodhjes së shkëlqyer pranë kafeneve, restoranteve dhe të gjitha shërbimeve 24 orë.
Apartamenti jepet me qera edhe 1200 euro/muaj.
Cmimi i shitjes 398.000 euro/total


